KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marrëveshja NATO-Mal i Zi, reagon Rusia zyrtare

Marrëveshja NATO-Mal i Zi, reagon Rusia zyrtare

Nënshkrimi i protokollit mes Aleancës Veriatlantike, NATO, dhe Malit të Zi për anëtarësim bart rrezikun e shtimit të tensioneve në Evropë, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. “Në përgjithësi, zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s, nga pikëpamja jonë, është në radhë të parë një proces me shenjën minus”, u ka thënë Peskov gazetarëve. Sipas tij, zgjerimi i Aleancës, në asnjë mënyrë, nuk i kontribuon sigurisë në Evropë. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s kanë nënshkruar të enjten në Bruksel protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ky protokoll i mundëson Malit të Zi statusin e vëzhguesit në Këshillin e NATO-s, kurse pas ratifikimit të tij nga të 28 vendet anëtare të Aleancës, Mali i Zi fiton anëtarësinë e plotë.