KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Marsejë, aksident tragjik në anijen më të madhe në botë
EPA/EDWARD BOONE
EPA/EDWARD BOONE

Marsejë, aksident tragjik në anijen më të madhe në botë

Një pjesëtar ekuipazhi ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur me “Harmony of the Seas”, tragetin më të madh të botës. Ai që ndërroi jetë ishte pjesëtari filipinas 42-vjeç, ndersa një varkë shpëtimi me 5 anëtarë u shkëput nga kuverta e tragetit pas një stërvitje. Ajo ra 10 metra në ujë, ndërkohë që dy prej pjesëtarëve të tjerë janë dërguar menjëherë në spital me dëmtime të rënda, që u rrezikojnë edhe jetën. Aksidenti ndodhi gjatë një ndalimi të përkohshëm në Marsejë. Kompania “Royal Caribbean Cruise”, e cila zotëron tragetin “Harmony of the Seas”, konfirmoi gjithashtu vdekjen e një prej anëtarëve të ekuipazhit nëpërmjet llogarisë së tyre në “Twitter”. “Harmony of the Seas” është trageti më i madh në botë me një gjatësi prej 362 metrash dhe mund të mbajë mbi 8.000 pasagjerë, përfshi ekuipazhin. Ai është i lartë sa një ndërtesë 25-katëshe.