KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Marta”, një mesazh për gruan shqiptare

“Marta”, një mesazh për gruan shqiptare

Për dy netë me rradhë, salla e Tatrit Kombëtar, e mbushur plot, solli në skenë “Martën” ose më saktë dramën pa kohë të dhimbjes e vuajtjes së gruas, sakrificës së saj në emër të jetës e mbijetesës. Por kush është Marta. Ori Kuçi, producente e kësaj shfaqjeje thotë për mikrofonin tonë se nëpërmjet Martës dëshirn të tregoje që femra shqiptare ka një qasje shumë qiellore. “Gjate shfaqjes,”- vazhdon ajo,- “paraqitet femra shqiptare, në të gjithë metamorfozën e saj, nga diktatura e deri në ditët e sotme. Tregohet qartë e gjithë burgosja e saj shpirterore ndër vite.” Por misioni i shfaqjes nuk mbaron këtu. Ori Kuçi thekson se “Me anë të kësaj shfaqjeje duam t’i japim një mesazh femrave te Burgut 325, dhe t’i lëmë të kuptojnë se kanë gjithmonë një vend ku të kthehen pasi të mbarojnë dënimin. Të ardhurat e biletave do të shkojnë për ndërtimin e një hapsire pritjeje me lojra për femijët, në ambjentet e “Spitalit Nënë Tereza”. Kjo dramë e shkruar e vënë në skenë nga Erand Sojli nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Mujos, Kastriot Shehit e Eglantina Cenomerit, rikujtoi në 1 orë në atë skenë, sa e sa histori jetësh, ku copëza të njohura e të panjohura, prekën e emocionuan publikun në sallë.