KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Martin Shulc: Britania është më e fortë në BE dhe BE është më e fortë me Britaninë
shulc

Martin Shulc: Britania është më e fortë në BE dhe BE është më e fortë me Britaninë

Martin Shulc, presidenti i Parlamentit Evropian dhe një politikan që është përfshirë prej vitesh në çështje të rëndësishme evropiane, ka folur sërish publikisht për çështjen e referendumit britanik për daljen ose jo nga BE-ja. Në një postim të fundit në rrjetin Twiter, zoti Shulc pohon se integrimi për disa vende do të vazhdojë edhe më tej, por Britania e Madhe nuk do të nxitet të përfshihet më tej në këtë proces. “BE-ja nuk e zbeh ndikimin britanik në botë, por e përforcon atë, shprehet Shulc, duke u rreshtuar përkrah atyre që e duan Britaninë në organizatë. Globalizim nuk do të thotë se shteti vdes, por shekulli i 21-të kërkon një bashkëkzistencë të zgjuar mes politikave rajonale, kombëtare dhe evropiane. Së bashku jemi më të fortë, Britania është më e fortë në BE dhe BE është më e fortë me Britaninë”, tha zoti Shulc në një takim të Eurolaburistëve.
Zoti Shulc ishte shprehur pak ditë më parë se Britania po vë në provë durimin e institucioneve të përbashkëta evropiane. “Shumë kolegë të mi thonë që britanikët janë tepër këmbëngulës, se nuk mund të ndalohet një gur që rrokulliset, prandaj le te dalin nga BE-ja. Unë nuk e mbështes këtë linjë. Duhet të rrimë bashkë për të bërë diçka më të mirë dhe për ta arritur, duhet të ngulim kembë”.