KRYEFAQJA » LAJME » MAS: Maturantët të drejtohen tek zyrat e informimit
MAS: Maturantët drejtohuni tek zyrat e informimit

MAS: Maturantët të drejtohen tek zyrat e informimit

Ministria e Arsimit dhe Sporteve u ka drejtuar një ftesë maturantëve që pakënaqësitë dhe paqartësitë e tyre ti trajtojnë në rrugë institucionale. Në një njoftim të saj bën të ditur se pranë fakulteteve të institucioneve të arsimit të lartë janë ngritur dhe funksionojnë zyrat e informimit të maturantëve. Këto zyra janë të ngarkuara të informojnë çdo maturant për proçesin e regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016 – 2017. Ministria e Arsimit dhe Sportit fton të gjithë maturantët të cilët kanë paqartësi dhe pyetje në lidhje me proçesin e regjistrimit apo kriteret e shpallura në institucionet e arsimit të lartë të drejtohen në këto zyra informimi për të sqaruar çdo paqartësi.
Ndërkaq në parlament ministrja Lindita Nikolla ka mbështetur sistemin e ri të shpalljes së të drejtave të studimit duke thënë se ai ofron më shumë transparencë. Ajo tha se nuk ka sisteme perfekte dhe ftoi matuantët për një debat të shëndetshëm. Ministrja pranoi se ka patur çoroditje mes maturantëve, por tha se kjo ka ndodhur për shkak të sistemit të ri. Zonja Nikolla u dha shpresa konkurrentëve kur tha se ende nuk ka dalë lista përfundimtare.
Opozita, por edhe kritikë të qeverisë brenda maxhorancës, e kanë kritikuar ashpër zonjën Nikolla dhe kanë kërkuar dorëheqjen e saj.