KRYEFAQJA » LAJME » Masa ndëshkimore për mjekët që reklamojnë produktet zëvëndesuese të qumështit të gjirit
ushqyerja artificiale, masa ndeshkimore, ushqyerja me gjy, maternitet

Masa ndëshkimore për mjekët që reklamojnë produktet zëvëndesuese të qumështit të gjirit

Bluzat e bardha të qëndrave shëndetësore dhe materniteteve publike e jo publike që reklamojnë dhe propagandojnë produktet zëvëndesuese të qumështit të gjirit, do të penalizohen me gjobë deri në largim nga puna në rast përsëritjeje. Ndryshimi ligjor u miratua sot në komisionin parlamentar të shëndetësisë me qëllim nxitjen e ushqyerjes me gji. Sanksionimet në ligj erdhën si pasojë e taktikave të marketingut jo etik që kompanitë kanë përdorur deri më tani në sistemin shëndetësor. Masat adminsitrative do të prekin edhe rrjetet sociale që reklamojnë këto produkte.