KRYEFAQJA » LAJME » Masakër në Ankara
Masakër në Ankara

Masakër në Ankara

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 126 u plagosën pasi dy shpërthime tronditën  kryeqytetin e Turqisë, Ankara paraditen e së dielë, njofton Anadolu Agency (AA). Ngjarja ndodhi gjatë një mitingu paqësor pranë stacionit kryesor të trenit. Shënjestra duket se ka qenë marshimi ku do bëhej thirrje për ti dhënë fund dhunës me grupin separatist kurd PKK. Mes pjesëmarresve në mitignun e paqes ishin edhe përfaqësues të partisë pro kurde HDP.
Shpërthimi ndodh në prag të zgjedhjeve të reja të përgjishme që do të mbahen muajin e ardhshëm. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan ka anuluar të gjitha programet e tij në Stamboll. Edhe Kryeministri i vendit, Aahmet Davutoğlu anuloi për 3 ditë zhvillimet e mitingjeve të cilat organizohen në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Turqi më 1 nëntor.