KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Masakër në Mogadishu
Masakër në Mogadishu

Masakër në Mogadishu

Të paktën 19 persona gjetën vdekjen gjatë një sulmi me bomba dhe armë zjarri në një restorant të popullarizuar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu. 5 militantë të armatosur hynë në restorant gjatë natës dhe hodhën dy bomba, kurse më pas shkëmbyen zjarr me forcat e sigurisë. Vranë së paku 19 njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra, thanë zyrtarët somalezë pas sulmit duke e përshkruar atë si barbar dhe brutal kundër civilëve të pafajshëm. Forcat e sigurise arritën të merrnin gjendjen nën kontroll vetëm të premten në mëngjes, pas një beteje të përgjakshme. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi al-Shabab i lidhur me al-Kaedën. Ky grup sulmoi javen e shkuar paqeruajtësit kenianë në jug të Somalisë dhe deklaroi se vrau rreth 100 prej tyre, duke marrë edhe armë e municione.