KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Masakër në qendër të Bagdadit
Masakër në qendër të Bagdadit

Masakër në qendër të Bagdadit

Të paktën 75 persona u vranë dhe më shumë se 130 të plagosur u regjistruan të shtunën në mbrëmje pas një sulmi me autobombë në një lagje në qendër të Bagdadit, njofton AFP duke ju referuar burimeve zyrtare iraken. “Sulmi është marrë përsipër nga Organizata xhihadiste e Shtetit Islamik (ISIS), sipas qendrës së monitorimit të rrjeteve terroriste SITE. Shpërthimi u regjistrua në lagjen Karrada, ku banorë të shumtë po bënin blerjet e fundit përpara festës që përkon me fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit” citon agjensia disa zyrtarë irakianë. “Saad Maan, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga një autobombë që shpërtheu pranë një restoranti. Disa biznese aty pranë u dogjën plotësisht”, tha ai. ISIS-i që është sunit, njoftoi në një mesazh cituar nga SITE se një person kishte marrë përsipër kryerjen e një sulmi terrorist në lagjen Karrada duke shpërthyer një autobombë pranë një grumbullimi shiitë. Grupi xhihadist raportonte sipas tij për një bilanc me rreth 40 të vdekur dhe 80 të plagosur.