KRYEFAQJA » LAJME » Masakra e Elbasanit, konflikt mes dy familjeve
Masakra e Elbasanit, konflikt mes dy familjeve

Masakra e Elbasanit, konflikt mes dy familjeve

Një konflikt mes dy familjeve të njohura elbasanase, ka çuar në masakrën e së mërkurës në Elbasan. Familjet Mema dhe Çapja, dikur të lidhura në miqësi të ngushtë, janë armiqësuar në vitin 2005, armiqësi që ka lënë pas në kohë ndryshme mjaftë viktima, bëjnë të ditura burime të ndryshme informacioni.

Sipas dëshmitarëve, dinamika e ngjarjes ka qenë mjaftë e shpejtë. Dy persona të armatosur kanë dalë nga një makinë e zezë BMW dhe kanë shtirë me breshëri në drejtim të lokalit, afër stadiumit “Elbasan Arena”.  Bilanci ka qenë 3 të vrarë dhe 8 të plagosur. Policia po heton intensivisht, madje ka të dhëna se një prej atentatorëve është identifikuar dhe është në kërkim. Grupi hetimor  ka sekuestruar në vendin e  ngjarjes  2 armë zjarri automatik, që dyshohet se janë të autorëve të krimit,  dy  krehëra pa fishekë dhe një krëhër me 26 fishekë  si dhe 65 gëzhoja. 46 persona janë shoqëruar në polici. Në Elbasan ka shkuar me urgjencë ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako.

Ngjarja e Elbasanit u shtohet ngjarjeve tronditëse të muajit janar në Durrës, ku disa persona janë egzekutuar. Një ditë më parë prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, duke folur në analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit, tha se krimi po tenton të sfidojë hapur shtetin për të realizuar qëllimet e tij . Kryeprokurori  kjo është ” një sfidë e vështirë, pasi grupet kriminale kanë aftësi që të bashkëpunojnë me zyrtarë publikë dhe hetimet jo gjithnjë ecin ne ritmin e duhur”Deklarata e tij ka shqetësuar ndjeshëm opinionin.