KRYEFAQJA » LAJME » Masat e policisë për asamblenë e NATO-s
Masat e policisë për asamblenë e NATO-s

Masat e policisë për asamblenë e NATO-s

E ndërsa në ambjentet e Pallatit të Kongreseve po mbahen punimet e asamblesë parlamentare të NATO-s, policia e shtetit ka vijuar zbatimin e planit për sigurinë e delegacioneve. Rreth 600 efektivë policie janë angazhuar për të siguruar aktivitetin, ndër ta RENEA, efektivë të FNSH-së, Gardës së Republikës, si dhe Policisë Ushtarake. Kontrollet kanë vijuar edhe në të gjithë vendet e akomodimit të përfaqësuesve të NATO-s. Këto hotele, patrullohen 24 orë nga policia. Ndërkaq policia rrugore ka shoqëruar të gjitha lëvizjet e delegacioneve, nga vendet e akomodimit drejt pallatit të kongreseve, apo anasjelltas. Për kryeqytetasit të vetmet rrugë që janë të bllokuar për të lëvizur me mjete janë ato të cilat të çojnë drejt sheshit “Nënë Tereza” dhe në Pallatin e Kongreseve.