KRYEFAQJA » LAJME » Masat e Policisë Rrugore
policia rrugore, shqiperi, gjoba, arrestime

Masat e Policisë Rrugore

Mospërdorimi i rripit të sigurimit vetëm në 24 orët e fundit ndëshkon 966 qytetarë. Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se në zbatim të Kodit Rrugor vetëm gjatë të mërkurës janë marrë 2 513 masa administrative, 2 drejtues mjetesh janë vënë në pranga pasi nuk ishin të pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 20 leje drejtimi, nga këto 3 për alkool, 14 për shpejtësi dhe 3 për shkelje të ndryshme. Policia bën të ditur se do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjithë shkelësit e tij, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.