KRYEFAQJA » LAJME » Masat ndaj karburanteve/revokohen liçensat e 40 subjekteve të hidrokarbureve
hidrokarburet

Masat ndaj karburanteve/revokohen liçensat e 40 subjekteve të hidrokarbureve

Në tre muajt e parë të vitit, inspektoriati shtetëror teknik ka gjobitur plot 140 subjekte që tregtojnë karburant dhe lëndë djegëse, për mungesë dokumentacioni si dhe tregtim të këtyre lëndëve jashtë standarteve dhe kushteve teknike. Bilanci i kontrolleve të këtij inspektoriati për periudhën Janar – Mars tregon se në total janë kryer 1618 inspektime në të gjithë vendin, nga të cilat ky inspektoriat ka arritur të vjelë 25 mln lekë gjoba. Referuar të dhënave, muaji që kryeson numrin e masave administrative është shkurti me 92 subjekte, marsi me 41 gjoba dhe më pas 7 gjoba janari ndaj shkelësve të ligjit.

Lista e emrave të publikuar nga inspektoriati tregon se për muajin Mars 11 prej subjekteve të gjobitura janë në Tiranë dhe pjesa tjetër nëpër rrethe.

Nga ana tjetër Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hequr liçensën për tregtimin me shumicë të produkteve hidrokarbure për 40 subjekte. Vendimi i revokimit është marrë pas inspektimeve të kryera në këto subjektet të cilat rezultojnë se kanë humbur kushtin e kapacitetit depozitues si detyrim

ligjor.