KRYEFAQJA » LAJME » Mashtrimet me vizat, Lule Makashi në burg: “Kontratat ishin ligjore”
Mashtrimet me vizat, Lule Makashi në burg:  "Kontratat ishin ligjore"

Mashtrimet me vizat, Lule Makashi në burg: “Kontratat ishin ligjore”

Jo më pak se 5 milion euro ju kanë kushtuar vizat e shtetit kanadez, rreth 30 shtetasve shqiptarë të cilët kanë rënë pre e një mashtrimi. Në gjykatën e tiranës gjatë vlerësimit të masës së arrestit, nënë e bijë, kanë dhënë deklarime në lidhje me akuzat. Pronarja e kompanisë Ande-Lm, Luli Makashi e akuzuar për mashtrimin me pasoja të rënda të shumë personave, do të qëndroje në qeli deri në përfundim të hetimeve. “Unë nuk kam mashtruar asnjë person, me të gjithë është bërë një kontratë civile para noterit me të drejta dhe detyrime, pagesat qytetarët e interesuar për viza dhe punësim i kanë bërë me bankë.- mesohet të jetë shprehur para gjykates Makashi. Gjyqata caktoi detyrim paraqitje edhe për vajzën e saj, Adeila Makashi e hetuar për mashtrim.