KRYEFAQJA » LAJME » Mashtrim për kreditë në bankat e nivelit të dytë
kreditimi, kredite e keqija, mashtrim, policia, tirane

Mashtrim për kreditë në bankat e nivelit të dytë

Marrja e kredive në bankat e nivelit të dytë nëpërmjet mashtrimit, ka qënë synimi i dy personave të cilët janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Ergys Çekani 24 vjeç nga Tirana dhe Miranda Dashhana 23 vjeçe nga Elbasani falsifikonin karta identiteti me qëllim përfitimin e kredive. Burime pranë prokurorisë bëjnë të ditur se në bashkëpunim me njëri – tjetrin ata kanë falsifikuar disa dokumenta identiteti, ku me anë të kësaj mënyre falsifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar. Këto kredi shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekëve. Policia konfirmon se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar; Dokumenta për aplikim Kredie, disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm, dy aparate telefonikë celular. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”.