KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Maska e Donald Trump, nga më të shiturat këtë Hallouin
artisti meksikan krijon masken e donald trump

Maska e Donald Trump, nga më të shiturat këtë Hallouin

Pasi kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump akuzoi Meksikën se po dërgon kriminelë në Shtetet e Bashkuara dhe deklaratës se do të dëbojë emigrantët, një artizan meksikan gjeti një mënyrë artistikë për të shprehur zemërimin e vendasve kundër kandidiatit amerikan. Një maskë me fytyrën e tij për festën e Hallouin. Maska njohur korri sukses të menjëhershëm jo vetëm brenda Meksikes, por edhe jashtë saj sepse kompania që mori përsipër prdhimin në masë ka kontratë me 30 vende të botës. Krijuesi thotë se i erdhi ideja nga shprehja e pakënaqësisë së meksikanëve për shkak të fjalëve që thotë ky kandidat dhe vendosi t’u japë atyre një mjet për të shprehur talljet apo indinjatën. Maska e zotit Trump shitet për 36 dollarë .