KRYEFAQJA » LAJME » Mat, 7 të plagosur nga një aksident në aksin Lis-Burrel
aksident, lis-burrel, mat, 7 te plagosur

Mat, 7 të plagosur nga një aksident në aksin Lis-Burrel

Mati është tronditur sot nga një aksident me 7 qytetarë të plagosur. Nga të dhënat paraprake mësohet se për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësisë tejet normave të lejuara janë përlasur dy automjete, ku njëri prej tyre ishte furgon pasagjerësh. Aksidenti ndodhi rreth orës 15-të në rrugën që lidh qytetin e Burrelit me fshatin Lis. Të lënduarit, ku njëri prej tyre është në gjëndje më të vështire, janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit të Burrelit, ku edhe po marrin ndihmën e domosdoshme mjekësore nga bluzat e bardha.