KRYEFAQJA » LAJME » Matura 2016, dyshime për provimin e matematikës
Matura 2016, dyshime për provimin e matematikës

Matura 2016, dyshime për provimin e matematikës

Rreth 42 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar të premten  provimit të detyrueshëm të matematikës që është zhvilluar në mbi  200 qendra. Besueshmëria e këtij procesi është rrezikuar nga disa teza, të cilat janë hedhur në rrjetet sociale. Por maturantët  thanë  se tezat e publikuara ishin të rreme. Edhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka deklaruar se tezat nuk janë të njëjta me variantin zyrtar.  Ministria Lindita Nikolla tha për TVSH se çdo kush që tenton të prishë këtë proces do të përballet me ligjin. Ajo ka kërkuar hetimin e personave që përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale po tentojnë të dëmtojnë këtë proces.