KRYEFAQJA » LAJME » Maturantët protestojnë para kryeministrisë

Maturantët protestojnë para kryeministrisë

Edhe pse me një mesatare 9.5 të shkollës së mesme dhe provimeve të maturës Rediana 18 vjeçe,  nuk ka rezultuar fituese në asnjë program studimi. Fajin për gjithë këtë situate të krijuar maturantja ja ka deleguar sistemit të ndërtuar nga Ministria e Arsimit i cili ka nxjerrë nga gara jo vetëm të por edhe shumë maturantë të tjerë me rezultate të shkëlqyera. Mos klasifikimi si fitues i këtyre maturanteve ka mbledhur në protestë përpara godinës së kryeministrisë shumë prej tyre. Ata janë shprehur se janë penalizuar për shkak të mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për student këtë vit. Fakultetet kanë bërë thirrje që brenda 3 ditëve nga shpallja e listës paraprake maturantët të dorëzojnë të gjitha ankimimet pasi në datë 11 shtator shpallet lista përfundimtare e fituesve.