KRYEFAQJA » LAJME » Mavraj uron Fiter Bajramin me vargjet e Fishtës
Mavraj uron Fiter Bajramin me vargjet e Fishtës

Mavraj uron Fiter Bajramin me vargjet e Fishtës

Një urim mjaft i ndjerë është përcjellë sot që në orët e para të ditës nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili ka uruar përzemërsisht Fitër Bajramin me vargjet e Fishtës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Mavraj ka uruar gjithë shqiptarët kudo që janë, nga Presheva e në Çamëri.

Ai këtë postim e ka publikuar me një grafikë me shqiponje shumë domethënëse, ku janë disa vargje nga Gjergj Fishta. “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”.