KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Maxhoranca dhe opozita debatojnë rreth informalitetit
Rama: Biznesi i vogël nuk do të paguajë; Basha: Rama ka dështuar!

Maxhoranca dhe opozita debatojnë rreth informalitetit

Lufta kundër informalitetit për kreun e qeverisë Edi Rama, do të bëjë të mundur rritjen e rrogave dhe uljen e taksave. Në një postim në rrjetin social  Fejsbuk të cilin e shoqëron me një tabelë me të dhëna që tregojnë rritjen e numrit të pajisjeve fiskale vit pas viti,   kryeministri Rama shkruan se, në këto 20 muaj është bërë shumë në luftën kundër informalitetit. Ndërsa  kreu i PD në opozitë Lulzim Basha në një reagim për këtë deklarate, ngre pyetjen se ku kanë shkuar këto para. Opozita ka thelluar kohët e fundit akuzat ndaj qeverisë Rama se ka dështuar me politikat e saj fiskale, ndërsa kjo e fundit ka paralajmëruar nisjen në shtator të një fushate të ashpër ndaj informalitetit. Sipas burimeve zyrtare një e treta e bizneseve në Shqipëri nuk janë të regjistruar, ndërsa afro 50 për qind e bizneseve të formalizuar nuk lëshojnë  fatura tatimore.