KRYEFAQJA » LAJME » Maxhoranca e majtë i thotë “PO” propozimit të SHBA dhe BE
Maxhoranca e majtë i thotë "PO" propozimit të SHBA dhe BE

Maxhoranca e majtë i thotë “PO” propozimit të SHBA dhe BE

Ashtu siç pritej maxhoranca e majtë ka dhënë dakordësinë e saj për propozimin e SHBA dhe BE lidhur me miratimin e Reformës në Drejtësi. Kryeministri Rama tha pas takimit me grupin parlamentar socialist, se SHBA ishte në mbështetje të plotë për reformën. “Këtë unitet nuk e kemi parë ndonjëherë” tha ai.  Zoti Rama shprehu habinë se përse PD nuk po thotë “Po” pas propozimit amerikan. Sipas tij formula e propozuar akomodon kërkesat e stërpërsëritura të PD. Për zotin Rama Reforma në Drejtësi ka rëndësi strategjike. Ajo nuk është reformë e asnjë pale, por për gjithë vendin, tha ndër të tjera kryeministri socialist.
Tashmë pritet reagimi i opozitës, por edhe hollësi rreth propozimit.