KRYEFAQJA » LAJME » Maxhoranca hedh poshtë kërkesën e opozitës për referendumin e plehërave
hedhur poshtë kërkesën e opozitës për mbajtjen e një referendumi mbi importin e plehërave

Maxhoranca hedh poshtë kërkesën e opozitës për referendumin e plehërave

Maxhoranca ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për mbajtjen e një referendumi mbi importin e plehërave. Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci tha se ligji për importin e mbetjeve i miratuar së fundi, vetëm se e përmirëson mjedisin dhe nuk e shkatërron atë. “Ligji bën riciklim dhe e fuqizon industrinë e riciklimit. Ai është në shërbim të mjedisit. Ligji po ashtu nuk i lë të falimentojnë këto biznese, ndërsa mban në punë dhe nuk hedh në rrugë mbi 3500 persona” tha zoti Ruci.
Nga ana e tij kreu i parlamentit Ilir Meta, tha se kërkesa e PD-se për mbajtjen e referendumit për ligjin e mbetjeve, do te shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve.