KRYEFAQJA » LAJME » Maxhoranca: Jo testit të drogës: Opozita: Keni frikë!
Parlament, nis diskutimi i buxhetit 2016 dhe paketës fiskale

Maxhoranca: Jo testit të drogës: Opozita: Keni frikë!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj i ka kërkuar opozitës së djathtë të heqi dorë nga kërkesa e saj që ligjvënësit shqiptarë të kryejnë testin e drogës, kush i parashikuar në ligjin për dekriminalizimin e politikës. Zonja Felaj i bëri këto komente pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ndërsa tha se maxhoranca dhe opozita janë pranë arritjes së marrëveshjes për dekriminalizimin e Parlamentit. Sipas saj nuk ka ndonjë pengesë për arritjen e  marrëveshjes, por kërkesa e opozitës “e bën ligjin qesharak dhe të pamundur për t’u zbatuar”.
Nga ana e opozitës pranohet se ka përparim në miratimin e një ligji për dekriminalizimin, por këmbëngulja për testin e drogës është e madhe. Në fokusin e sulmit të saj është kryeministri Rama, të cilin ish kryeministri dhe kundërshtari i tij Berisha e ka akuzuar se ka përdorur drogë. Por zoti Rama i është përgjigjur se nëse opozita provon qoftë edhe një akuzë të kësaj natyre ai do të laregohej përgjithmonë nga politika.
Ndërkaq të dy palët kanë rënë dakord që në ligjin për dekriminalizimin të politikës  të përfshihet kontrolli i gjurmëve të gishtave. Pritet që ligji të miratohet gjatë këtij viti, pasi është një nga kushtet e BE për vazhdimin e proceseve integruese të vendit.