KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Maxhoranca përgatitet për votimin në parlament
Maxhoranca përgatitet për votimin në parlament

Maxhoranca përgatitet për votimin në parlament

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, janë takuar të premten, pjesë e takimit të përjavshëm të njësisë së koordinimit të koalicionit qeverisës. Ata janë shoqëruar nga zyrtarë të lartë të partive të tyre, ndërsa ra në sy prania e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi. Sipas ministrit të ekonomisë Arben Ahmetaj, zoti Idrizi është tashmë pjesë e koalicionit. Duke dhënë hollësi rreth takimit që zgjati afro një orë e gjysëm, zoti Ahmetaj tha se “në takim u diskutua buxheti në tërësi dhe u rakorduan detajet për votime me rëndësi me shumicë të cilësuar”. “Në datë 17 dhjetor është për tu votuar ligji për pushtetin vendor, pra për funksionimin e këtij pushteti dhe sigurisht që javën që vjen diskutohet nen për nen edhe buxheti, për të cilin diskutuam për detaje dhe për aspekte poltikash” dha hollësi zoti Ahmetaj.
Javën e kaluar maxhoranca bëri një test. Me 84 vota pro ajo miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2016, ndërsa me 85 vota pro, miratoi paketën fiskale.