KRYEFAQJA » LAJME » MB: Kujdes po përkeqësohet moti!
MB: Kujdes po përkeqësohet moti!

MB: Kujdes po përkeqësohet moti!

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi qytetarët se gjatë dy ditëve në vazhdim pritet një përkeqësim i motit. Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, priten edhe rreshje bore. Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Korçë parashikohet që intensiteti i rreshjeve të jetë i madh. Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së  qytetarëve. Sipas udhëzimeve të dhëna, Zyrat e Emergjencave në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve  të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin.