KRYEFAQJA » LAJME » MB: Sanksione penale kundrejt abuzuesve të therjes dhe tregtimit të mishit

MB: Sanksione penale kundrejt abuzuesve të therjes dhe tregtimit të mishit

Për shkelësit e kritereve në tregtimin e mishit dhe therjen e kafshëve nuk do të ketë më vetëm sanksione financiare. Në takimin e Task Forcës me përfaqësim të pushtetit qëndror e atij lokal ministri i bujqësisë Edmond Panariti paralajmëroi përgjegjësi edhe penale për rastet e abuzimeve.

Dhe ministri i pushtetit vendor Bledi Çuci paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm tregtarët ata që do të ngarkohen me përgjegjësi në rast shkeljesh.

Ministri Panariti tha se duke filluar prej ditës së nesërme grupe të kësaj Task Force do të jenë në terren në të gjitha tregjet e tregtimit të mishit dhe therjes së kafshëve në vend për të inspektuar respektimin e standarteve të kërkuara në këto tregje.