KRYEFAQJA » LAJME » MB: Tërhiqni pasaportat deri më 30 prill!
MB: Tërhiqni pasaportat deri më 30 prill!

MB: Tërhiqni pasaportat deri më 30 prill!

Ministria e Brendshme u bëri thirrje të gjithë shtetasve brenda dhe jashtë Shqipërisë, që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014 të paraqiten në zyrat përkatëse për të tërhequr dokumentin e tyre. “Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve shqiptarë, brenda dhe jashtë territorit të vendit, që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014, të tërheqin pasaportat në sportelet e shpërndarjes, sa më shpejt të jetë e mundur, përpara datës 30 prill 2016” bëhej e ditur në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Sipas këtij njoftimi “Pas kësaj date, nëse pasaportat nuk do të tërhiqen, atëherë sipas kontratës me firmën prodhuese “Aleat” shpk., kësaj të fundit i lind e drejta t’i asgjësojë këto dokumente, për shkak se ato konsiderohen automatikisht të pavlefshme”, sqarohet në njoftim. Thirrja bëhet në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.