KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbahen sot zgjedhjet lokale në Bosnjë Hercegovinë
bosnje hercegovine, zgjedhjet lokale, zgjedhjet e 7a,

Mbahen sot zgjedhjet lokale në Bosnjë Hercegovinë

Me hapjen e 5.469 vendvotimeve sot në orën shtatë të mëngjesit filluan zgjedhjet e shtata lokale në Bosnjë Hercegovinë që nga firmosja e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe të katërtat të cilat i zbaton Komisioni Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet e sotme të drejtë vote kanë 3.3 milionë votues të regjistruar në listën qendrore zgjedhore për 131 kryetare komunash, 10 kryeebashkiake dhe 3.136 këshilltarë. Në këto zgjedhje do të përcaktohen edhe 3.136 këshilltarë prej të cilëve 26 përfaqësues të pakicave kombetare. Zgjedhjet do të monitorohen 6.766 vëzhgues.