KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbahen zgjedhjet e para të lira në Mjanmar
zgjedhjet e para te lira ne mjanmar

Mbahen zgjedhjet e para të lira në Mjanmar

 

Në Mjanmar i njohur dikur me emrin Birmani, u mbajtën sot zgjedhjet e para të lira në një çerek shekulli. Pjesëmarrja në votime ishte 80% dhe, megjithëse fituesi do të dojë ditë të mësohet, njërëzit festojnë pikërisht për pjesëmarrjen e lirë në votime. Lidhja Kombëtare për Demokraci, e udhëhequr nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, pritet të korre fitore, por sipas një amandamenti kushtetues, ajo e ka të ndaluar të bëhet presidente, sepse bashkëshorti i saj i ndjerë dhe djemtë janë shtetas britanikë. Me gjithë pjesëmarrjen e fortë në votime, ka lajme se pjesëtarëve të persekutuar të pakicës myslimane, Rohingya, u janë krijuar vështiresi në hedhjen e votës. Në këto zgjedhje, kanë marrë pjesë 91 parti, por votimet në masë të madhe shihen si garë ndërmjet Lidhjes Kombëtare për Demokraci e Unionit Solidariteti dhe Partise se Zhvillimit në qeveri. Nga 664 vendet në parlament, 25% janë të rezervuara për ushtrine. Në vitin 1990, Aung San Suu Kyi i fitoi zgjedhjet, por ushtria nuk i njohu rezultatet e votimeve.