KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mbahet Festivali i ideve rinore
festivali rinor i ideve, giuseppe schiuma, kryetar i bashkise

Mbahet Festivali i ideve rinore

Cilat janë burimet kryesore të ideve inovative për të transformuar një qytet apo një vend? Kësaj pyetje mund ti japësh përgjigje duke pyetur të rinjtë dhe duke i nxitur ata të bëjnë projekte konkrete dhe duke i thirrur ata në festivalin e ideve rinore. Një konkurs i organizuar nga Ministria e Arsimit ka mbledhur gjimnaze nga gjithë Shqipëria dhe prof Giovanni Schiuma zëvëndës bashkiak i Materës flet mbi rëndësinë e mbledhjes së ideve të të rinjve.

Ai u ka rrëfyer të rinjve përvojën e qytetit të tij që tashmë është shpallur kryeqytet i kulturës europiane për vitin 2019.

Nga rreth 70 gjimnaze që morën pjesë 14 ide të të rinjve shqiptarë janë përzgjedhur si më të mirat të cilat do të gjejnë konkretizim në fushën e teknologjisë, informacionit etj.