KRYEFAQJA » LAJME » Mbahet mbledhja e rradhës e bordit drejtues të RTSH

Mbahet mbledhja e rradhës e bordit drejtues të RTSH

Dokumenti i shkruar për Parimet Editoriale dhe rifreskimi i Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar ishin në qendër të diskutimeve në mbledhjen e radhës së Këshillit Drejtues së këtij institucioni. Ato vijnë pasi janë paraqitur më parë për konsultim publik. Nënkryetari i komisionit të medias Alfred Peza tha se duhet të vijojë puna me ritme të shpejta për të kthyer RTSH në funksion të publikut.

Boris Bergant përfaqësuesi i Bashkimit të Transmetuesve Publikë Europianë u shpreh se nuk ka një model për të ndjekur për transmetuesin publik . “Është në zgjedhjen tuaj, por zakonisht struktura duhet të jetë një bord vendimmarrës me një rol kontrollues parë në interesin publik dhe ky bord duhet të jetë në nivel makro” tha ai. “Ndërsa drejtori i përgjithshëm, në rolin e menaxherit, duhet të jetë në nivel makro në ekzekutimin e vendimeve, por edhe në nivel mikro sa i përket punës dhe mbarëvajtjes së saj çdo ditë” shtoi zoti Bergant.