KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Në Slloveni mbahet referendumi mbi martesat mes personave të së njëjtës gjini
gay-marriage

Në Slloveni mbahet referendumi mbi martesat mes personave të së njëjtës gjini

Përmes një referendumi të mbajtur dje, sllovenët e hodhën poshtë propozimin për të lejuar martesat mes personave të së njëjtës gjini. Thuajse dy të tretat e votuesve i thanë jo projekt-ligjit sipas të cilit, martesa përkufizohej si “bashkim i dy njerëzve” e jo “bashkim i burrit me gruan”. Ky projektligj u miratua nga deputetet në muajin mars, por kundërshtarët mblodhën nënshkrime të mjaftueshme për mbajtje të referendumit. Në këtë mënyrë, ligji i miratuar në parlament nuk mund të hyje në fuqi.