KRYEFAQJA » LAJME » Mbërrin kombëtarja e Izraelint nën masa të forta sigurie
kombetarja-izraeilit-kombetarja-e-futbollit-izrael-shqiperi-izrael-mberrin-ne-tirane-masa-te-forta-sigurie

Mbërrin kombëtarja e Izraelint nën masa të forta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Tiranë kombëtarja izraelite e futbollit në kuadër të ndeshjes me Shqipërinë për eliminatoret e botërorit Rusi 2018. Federata Shqiptare e Futbollit dhe policia nuk dhanë për asnjë moment detaje se kur ekipi mik do të mbërrinte në Rinas. Në orët e pasdites policia njoftoi bllokimin e disa akseve rrugore që nga Rinasi e deri në qendër të kryeqytetit. E ndërsa orari i mbëritjes u mbajt sekret, vendi ku po akomodohet skuadra Izraelite nuk mund të jetë i fshehtë. Kjo për faktin se që prej mëngjesit të së enjtes Hotel “Plaza” në qendëer të Tiranës,  është marrë në dorëzim nga policia. Efektivë të rendit, të shqiponjave dhe të ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar perimetrin e hotelit, i cili po mbahet nën vëzhgim. Çdo makinë që futet në parkingun e hotelit i nënshtrohet një kontrolli të reptë.

Plan masash nga polcia e shtetit janë parashikuar edhe për sigurine e ndeshjes në Elbasan. Burime të ndryshme informacioni bëjnë të ditur se stadiumi “Elbasan Arena” është në dorë të Policisë së Shtetit. Veç trupave të saj do të angazhohen edhe RENEA FNSH si dhe do të ketë dhe disa helikopeterë. Pika të ndryshme në lartësi do të menaxhohen edhe nga snajperat e RENEAS.

Me urdhër të FIFA-s ndeshja Shqipëri-Izrael u zhvendos drejt Elbasanit për arsye sigurie, nisur nga arrestimet e 4 personave të premten e kaluar në Shkodër, nën akuzën e akteve terroriste të mbetur në tentativë.  Ka dyshime se ata janë pjesë e një grupi terrorist, që po organizonin një sulm të mundshëm në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes me Izraelin.