KRYEFAQJA » LAJME » Mbërrin kroçera “Seven Seas Navigator” në portin e Durrësit
Kroçera “Seven Seas Navigator”

Mbërrin kroçera “Seven Seas Navigator” në portin e Durrësit

Mbërrin kroçera e pestë për këtë sezon në portin e Durrësit. Krocera me mbi 490 turistë nga SHBA ka mbërritur mëngjesin e së hënës në portin e këtij qyteti. Ndërsa një grup po viziton qendrat muzeale dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit, pjesa tjetër, me 13 autobuze janë nisur drejt Krujes,Beratit dhe Tiranës. Kroçera “Seven Seas Navigator” po kryen një lundrim turistik në detet Adriatik dhe Jon. Ajo është nisur natën e kaluar nga porti i Dubrovnikut në Kroaci dhe në mbrëmje do të niset drejt Greqisë .