KRYEFAQJA » LAJME » Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Berlin”

Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Berlin”

371 turistë të huaj kanë mbërritur sot në orët e para të ditës në Durrës në bordin e kroçerës “Berlin”. Anija turistike, e cila vjen për herë të parë në qytetin bregdetar, u ankorua në kalatën 5 rreth orës 7.00 paradite. Nga agjencia e lundrimit mësohet se turistët vijnë shumica nga Gjermania, ndërsa sipas agjensive turistike pritëse të vendit tonë, një pjesë e turistëve kanë zbritur në tokë duke udhëtuar drejt Tiranës, Krujës e Beratit, ndërsa pjesa tjetër kanë shfryëzuar orët e qëndrimit në port për të vizituar qytetin e Durrësit.

Krocera “Berlin” pritet të largohet në orën 19 të mbrëmjes së sotme drejt Kroacisë. Kjo ëhstë kroçera e 23 që ka mbërritur gjatë këtij viti në portin e Durrësit, ndërkohë që në port kanë qendruar nga disa orë deri në 3-4 ditë edhe një numër i madh jatesh turistikë.

Burime nga autoriteti portual Durrës bëjnë të ditur se deri në fund të muajit gusht në portin më të madh të vendit kanë hyrë 184 jahte të përmasave të ndryshme, të cilët kishin si qëllim për vizitat e tyre turizmin.