KRYEFAQJA » LAJME » Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Thomson Celebration”
Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Thomson Celebration”

Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Thomson Celebration”

Në portin e Durrësit ka mbërritur kroçera “Thomson Celebration”. Me 1226 turistë të huaj në bord nga 11 vende të ndryshme, kroçera mbërriti sot në mëngjes, duke u ankoruar në kaltën nr 5. Pjesa më e madhe e turistëve janë britanikë, ndërsa një pjesë e vogël janë nga vende si Irlanda, Zelanda e Re, SHBA, Portugalia, Kroacia, Italia, Kanadaja, Bullgaria dhe Spanja. Kroçera do të qëndrojë deri në orën 19.00 në port, ndërkohë që gjatë këtyre orëve një pjesë e turistëve kanë shfrytëzuar rastin për të vizituar qytetin bregdetar të Durrësit. Një pjesë tjetër janë nisur me autobusë drejt qyteteve të Krujës, Beratit dhe Tiranës. Deri tani në portin e Durrësit janë ankoruar 7 kroçera me një numër prej rreth 5000 turistësh gjithsej.