KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mbërrin në Tiranë kantautorja e njohur Bebe Rexha

Mbërrin në Tiranë kantautorja e njohur Bebe Rexha

Sheshi Nënë Tereza do të jetë në flakë këtë të premte pasi do të jetë vendi ku kantautorja me famë botërore Bebe Rexha do të performoje live. Shqiptarja e lindur në Nju Jork të Amerikës, e cila filloi rrugëtimin e saj në botën e muzikës që në moshën katër vjeçare, është pritur në aeroportin Nënë Tereza, nga disa adhurues të saj të vegjël, të cilët përveç se i kanë dhënë buqetat e rastit këngëtares, nuk kanë lënë pa shfrytëzuar mundësinë që ta ruajnë këtë moment të jetës përmes fotove të çastit.

Përveç stilit të saj të spikatur si këngëtare, 27-vjeçarja Bebe Rexha njihet edhe për tekstet e këngëve që ka shkruar apo bashkëpunuar për këngëtarë të njohur si Eminem, Rihana, Selena Gomez, Niki Uilliams, Igi Azela, etj dhe jo pa shkak konsiderohet si truri që qëndron pas shumë realizimeve muzikore më të dëgjuara të kohës.