KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbërrin në toke mbas gati një viti Astronauti amerikan Scott Kelly dhe ai rus Mikhail Kornienko

Mbërrin në toke mbas gati një viti Astronauti amerikan Scott Kelly dhe ai rus Mikhail Kornienko

Astronauti amerikan, Scott Kelly, dhe ai rus, Mikhail Kornienko, u kthyen sot herët në mengjes në Tokë, pasi kaluan gati një vit në hapesire. Astronautët zbriten me sondën e tyre me parashute në stepat e ftohta të Kazakistanit, pasi qarkulluan ne orbitën e Tokës 5,440 herë dhe kaluan mbi 200 milione kilometra fluturim. Ata qendruan 340 ditë në hapësirë. Astronauti amerikan, Scott Kelly, është amerikani që ka qëndruar më gjatë në Stacionin Ndërkombëtar të hapesirës ku ka zhvilluar eksperimente për regaimin e njeriut që qëndron gjatë në kushtet e mungesës së peshës, në përgatitje për mision me njerëz në Mars, gjatë viteve të ardhshme. Astronautët e Rusisë vazhdojnë të mbajnë rekordin botëror me qëndrimin 438 ditë në hapesire.