KRYEFAQJA » LAJME » Mbërrin vaksina parandaluese për sëmundjen e gjedhit
lopt-

Mbërrin vaksina parandaluese për sëmundjen e gjedhit

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se sot ka mbërritur vaksina parandaluese për dermatozën nodulare. Në një njoftim për mediat, ministria deklaron se janë 25 mije doza vaksine nga fondi emergjencës së BE-së. Strategjia e vaksinimit në të gjithë vendin është e dakortësuar plotësisht me BE, thuhet më tej në njoftim. Ministria sqaron se fillimisht do të vaksinohen fermat me mbi 20 krerë, klinikisht të pastra. Në fillim të korrikut kjo ministri njoftoi praninë e sëmundjes ”dermatoza nodulare e gjedhit” në disa shtete të rajonit si: Turqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bullgari Greqi dhe se kjo sëmundje paraqiste rrezikshmëri për përhapje dhe në vendin tonë. MBZHRAU ka marrë masa për bllokimin e importit të kafshëve të gjalla dhe të mishit i cili e ka origjinën nga vendet e prekura nga kjo sëmundje.