KRYEFAQJA » LAJME » Mbështetësit juventinë plagosen në Sevilie
Mbështetësit juventinë plagosen në Sevilie

Mbështetësit juventinë plagosen në Sevilie

Një grup mbështetësish të dhunshëm të Sevilies kanë sulmuar, në qendrën historike të qytetit andaluz, disa mbështetës të skuadrës së Juventusit, që kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lokalin El Papelón. Një tifoz bardh e zi, që është therur me thikë, është shtruar urgjentisht në spital. Sonte në qytetin andaluz është në program të luhet ndeshja Sevilia – Juventus e vlefshme për Grupin H të Ligës së Kampioneve.

Kjo nuk është hera e parë që në Sevilie ndodhin incidente gjatë këtij sezoni: ndodhën edhe në rastin e ndeshjes me Lionin dhe Dinamon e Zagrebit, ndërsa vitin e shkuar pati përplasje me mbështetësit e Mançester Sitit.