KRYEFAQJA » LAJME » Mbi 10 mijë bimë kanabis asgjësohen nga policia
Mbi 10 mijë bimë kanabis asgjësohen nga policia

Mbi 10 mijë bimë kanabis asgjësohen nga policia

Në 24 orët e fundit policia ka njoftuar se ka asgjësuar mbi 10 000 bimë narkotike kanabis sativa si dhe ka arrestuar disa persona. Në fshatin Aranitas të Mallakastrës, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4000 bimë narkotike kanabis. Në Berat policia ka sekuestruar 95 kg marijuanë, një armë zjarri dhe ka asgjësuar 994 rrënjë kanabis sativa dhe shpallën në kërkim shtetasin me iniciale A.Gj., 19 vjeç, banues në Lushnje. Në Maliq tre persona u arrestuan pasi gjatë një kontrolli nga ana e policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë pranë parcelave të mbjella me kanabis sativa. Mbi 6000 rrënjë bimë kanabis u sekuestruan dhe më pas u asgjesuan me antë të zjarrit. Personave iu sekuestruan edhe dy pistoleta si dhe 1000 kokrra farë kanabis. Policia po heton për përfshirjen e personave të tjerë në këto ngjarje.