KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbi 400 refugjatë humbin jetën pas fundosjes së barkave
refugjatet

Mbi 400 refugjatë humbin jetën pas fundosjes së barkave

Më shumë se 400 refugjatë, shumë prej të cilëve shtetas somalezë, janë raportuar se kanë humbur jetën pasi katër barkat me të cilat po udhëtonin u fundosën pasi u nisën nga Egjipti me destinacion Italinë. Lajmin e bëri të ditur “The Daily Mail” duke iu referuar BBC-së në arabisht si dhe disa mediave lokale. Sipas tabloidit britanik, rreth 30 prej refugjatëve kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa ambasadori somalez në Egjipt ka konfirmuar për BBC-në se rreth 400 persona kanë humbur jetën. Ndërkohë, një tjetër mjet lundrues u mbyt gjatë ditës së djeshme në Kanalin e Siçilisë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën, por 108 të tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare italiane.