KRYEFAQJA » LAJME » Mbi 6000 vendime penale me masa alternative dënimi
nga Shërbimi i Provës.php1

Mbi 6000 vendime penale me masa alternative dënimi

Mbi 6000 vendime penale me masa alternative dënimi, janë duke trajtuar nga Shërbimi i Provës që prej vitit 2015. 10-fishi i numrit të të dënuarve me dënimet alternative është i njëjtë me atë të dënuarve në shkallë vendi. Ilir Qafa, drejtor i këtij insitucioni thotë se rastet e trajtuara nga shërbimi i proves , 7 vite pas funsksionimit është kthyer në një faktor që ndikon në uljen e mbipopullimit dhe integrimit të të dënuarve për vepra të lehta penale. Sipas drejtorit Qafa grupmoshat e trajtuara nga shërbimi i provës janë minorenet nga 16 deri në 18 vjeç por nuk mungojnë as kryefamiljare. Sipas tij dy vitet e fundit qeveria dhe ministria e drejtësisë ka treguar vëmendje ndaj përmirësimit të infrastrukturës dhe ngritjes së zyrave të reja.