KRYEFAQJA » LAJME » Mbidhen liderët e opozitës në Kosovë

Mbidhen liderët e opozitës në Kosovë

Liderët opozitarë të mbledhur të martën në një takim në selinë e Nismës kanë bërë të ditur se më 9 janar do të mbajnë një protestë gjithë popullore në Prishtinë. Opozitarët kanë komentuar edhe për arrestimet e anëtarëve të tyre, por thanë se as këto veprime të pushtetit nuk do t’i ndalojnë në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se burgosjet nuk do t’i ndalojnë realizimin e opozitës për anulimin e marrëveshjeve dhe kthimin e normalitetit në vend. Kjo situatë sipas Limajt është rrënim i shtetit. Ndërsa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj përsëriti se opozita e bashkuar do të vazhdojë që të kundërshtojë marrëveshjet e dëmshme. “Insistimi jonë do të jetë i qëndrueshëm”, tha Haradinaj. Opozita lajmëroi për protesta në ditët e ardhshme në Pejë, Malishevë dhe Prizren.