KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mblidhen krerët e Kishave Ortodokse, bojkotojnë rusët gjeorgjianët dhe bullgarët
Mblidhen krerët e Kishave Ortodokse, bojkotojnë rusët gjeorgjianët dhe bullgarët

Mblidhen krerët e Kishave Ortodokse, bojkotojnë rusët gjeorgjianët dhe bullgarët

Krerët e Kishave Ortodokse të botës janë mbledhur për herë të parë në më shumë se 1200 vjet në një Këshill të Shenjtë, megjithë bojkotin e kishës ruse dhe tri kishave të tjera. Patriarku ekumenik Bartolomeu, udhëhoqi lutjet që shënuan hapjen e këshillit në ishullin grek të Kretës, këshill që do të zgjasë një javë. Megjithëse kishte disa dhjetëvjeçarë që punohej për këtë takim, krerët ortodokse nuk kanë arritur qysh në fillim të tij t’i lenë mënjanë  dallimet. Kisha ruse, që konsiderohet më e populluara me rreth 300 milionë besimtarë, si dhe ajo gjeorgjiane, bullgare dhe partiarkati i Aktiokut me bazë në Siri, e kanë bojkotuar Këshillin e ashtuquajtur i Shenjtë dhe i Madh. Patrarku Kirill i Moskës vizitoi Greqinë muajin e kaluar, duke kryer bashkë me presidentin rus, Vladimir Putin një vizitë në manastirin e shenjtë të Malit Athos, ku kërkoi shtyrjen e këshillit.