KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Mblidhet forumi ekonomik Shqipëri – Maltë
Mblidhet forumi ekonomik Shqipëri - Maltë

Mblidhet forumi ekonomik Shqipëri – Maltë

Përfaqësues të rëndësishëm të botës së biznesit janë mbledhur dje pasdite në tryezën e përbashkët të forumit ekonomik Shqipëri-Maltë, i cili do të vijojë punimet për dy ditë me rradhë në Tiranë. Në fokus të këtij forumi do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve si dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik në sektore kyç. Pesëmbëdhjetë përfaqësues të kompanive me të rëndësishme të Maltës në sektorë të tillë si: infrastrukturë, turizëm, energji, akuakulturë, shërbime konsulence, do të takojnë për dy ditë partnerët shqiptarë për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndarë interesa të përbashkëta. Në ditën e parë të këtij forumi u prezantuan mundësitë që ofron Shqipëria për të investuar si dhe u hodh ideja e krijimit të një këshilli ekonomik mes Maltës dhe vendit tonë, strukturë që do të shërbejë si shtylla kryesore e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen.