KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Mblidhet Këshilli i Investimeve
keshilli i investimeve, milva ekonomi, bujqesi, mbledhje, investime, lajme ekonomi

Mblidhet Këshilli i Investimeve

Të enjten pasdite nën drejtimin e Ministres Milva Ekonomi u mblodh Këshilli i Invetimeve. Mbledhja kishte qëllim diskutimin e aksesit në shërbimet financiare në sektorin e bujqësisë. Ministrja Ekonomi tha se bujqësia dhe agropërpunimi përbën një nga prioritetet e qeverisë dhe angazhimi për ta realizuar këtë akses ka qënë maksimal. Shfrytezimi i duhur i kapaciteteve aktuale, deklaroi pasditen e të enjtes Ekonomi, zhvillimi i potencialeve të reja në bujqësi, rritja e mundësive për agrobiznes janë shtylla kryesore ku po punohet nga qeveria. Ndërsa Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se janë dyfishuar eksportet bujqësore dhe se modeli i bujqësisë me porosi konkrete nga tregjet dhe sipërmarrjet agropërpunuese, po e profilizon bujqësinë shqiptare duke e nxjerrë nga mbijetesa ku ishte zhytur ndër vite.