KRYEFAQJA » LAJME » Mblidhet kryesia e PS-së për ndryshimet statutore në lidhje me zgjedhjen e kreut të partisë
PS-se mbledh sot kryesine

Mblidhet kryesia e PS-së për ndryshimet statutore në lidhje me zgjedhjen e kreut të partisë

Ndryshimet statutore që kanë të bëjnë me zgjedhjen e kreut të partisë, po merren në shqyrtim në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku po merr pjesë edhe kryetari dhe kryeministri Edi Rama. Nevojën për ndryshime në statutin e PS-së-, i paralajmëroi disa javë më parë, një prej hartuesit të këtij dokumenti, Bashkim Fino.Sipas këtyre propozimeve, kryetari i partise mund të qëndroje në detyre jo me shumë se 3 mandate të njëpasnjëshme. Kryetari nuk votohet nëse ka dalë fitues në zgjedhje.Gjithashtu propozohet që 1/10 e kongresit mund të kërkoje votëbesimin për kreun e partisë. Një grup deputetesh të PS-së, kanë kërkuar që në mbledhjen e sotme të diskutohet edhe cështje të tjera, jashtë ndryshimeve statutore.