KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mblidhet në Hagë forumi global anti-terror
Mblidhet në Hagë forumi global anti-terror

Mblidhet në Hagë forumi global anti-terror

Delegatë të vendeve pjesëmarrëse në Forumin Global Anti-terror dhe të Koalicionit kundër shtetit islamik u mblodhën dje në Hagë për një samit kushtuar luftës kundër terrorizmit. Është hera e parë që mblidhen në një tryezë kaq të gjërë të gjitha vendet që luajnë rol në luftën kundër terrroizmit. Takimi u kryesua nga ministri i jashtem i holandës Bert Koenders i cili tha se është e rëndësishme që veprimet e aktoreve të koalicionti të bashkërndohen ngushtë. Sulmet e fundit në Francë, Liban, Tunizi, Nigeri e Turqi tregojnë se asnjë vend nuk është i mbrojtur nga terroizmi i cili po merr përmasa ndërkombëtare. “Terrorizmi është një virus që përshtatet pa reshtur, prnadaj dhe lufta kundër tij nuk duhen ndërprerë”, u tha në samit. Takimi kishte dy tema kryesore, “Ndalo” dhe “Siguro”. E para ka të beje me pengimin e veprimtarive terroiste kurse e dyta me mbrojten e qyetarëve. Në samit marrin pjesë edhe përfaqësues të interpolit, kombeve të bashkuara dhe Bashkimti Evropian.